Deklarata e Hahn për Serbinë: Kosova kusht për BE

schedule10:55 - 12 Dhjetor, 2017

schedule 10:55 - 12 Dhjetor, 2017

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian, Johanes Hahn deklaroi para gazetarëve se Kosova mbetet sërish kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE. Një ditë më parë beogradi hapi dy kapituj të ri në negociatat për anëtarësim.

Bashkimi Evropian , një ditë më parë hapi dy kapituj të rinj të bisedimeve për anëtarësim për Malin e Zi dhe Serbinë, vende këto për të cilat kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, shpreson të anëtarësohen deri më 2025.

Negociatat për anëtarësim, ndahen në 35 “kapituj” dhe përfshijnë fusha si ekonominë, energjinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, për t’i ndihmuar shtetit aspirues për anëtarësim të harmonizojë praktikat me standardet e BE-së.

Në një konferencë për media, Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, tha se hapja e këtyre kapitujve për Serbinë është arritje e merituar për vendin. Por ai paralajmëroi se progresi i mëtejshëm i shtetit serb është i kushtëzuar me Kosovën. Ai theksoi se është bërë punë e mirë në raport me Kosovën dhe me sundimin e ligjit, por ende ka sfida. BE ka hapur dy kapituj të rinj edhe për Malin e Zi, të cilët përfshijnë lirinë e lëvizjes për punëtorët dhe shërbimet. Kjo nënkupton se Mali i Zi tani ka edhe 30 kapituj për t’i hapur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!