Dekanati i Histori-Filologjisë dhe pedagogët e Ekonomikut mbështesin studentët

schedule16:20 - 14 Janar, 2019

schedule 16:20 - 14 Janar, 2019

Dekanati i Fakultetit të Histori-Filologjisë dhe Departamenti i Marketingut dhe Turizmit në Fakultetin e Ekonomisë mbështesin kërkesat e studentëve, dënojnë ndërhyrjen e policisë në mjediset universitare dhe dhunën e ushtruar ndaj të rinjve.

Përmes një deklarate për shtyp dekanati i Historisë dhe Filologjisë kërkon ndalimin e fushatës denigruese dhe të përbaltjes masive të trupës Akademike Universitare nga aktorë politikë dhe qeveritarë. Propozon ngritjen e një strukture me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve për trajtimin e kërkesave të studentëve dhe kërkon rishikim të ligjit për arsimin e lartë.

Ndërkohë që Departamenti i Marketingut dhe Turizmit në Fakultetin e Ekonomisë mbështet arsimin cilësor dhe shprehet për gjetjen e një platforme të përshtatshme për realizimin e tij. /abcnews.al