Dede: Tirana po rritet, mbrojtja po bën mirë. Çelhaka ka një problem

schedule16:08 - 13 Dhjetor, 2020

schedule 16:08 - 13 Dhjetor, 2020

Tirana fitoi 3-0 ndaj Apolonisë, duke arritur suksesin e dytë radhazi në kampionat. Marrja e tre pikëve e gëzon trajnerin Nevil Dede, i cili prek edhe disa tema të tjera në prononcimin e dhënë për Supersport.

Po të shënonim më shpejt do të ishim më të qetë. Nëse vazhdojmë me atë lojë, tregojmë se po rritemi dhe mbi të gjitha po i imponohet kundërshtarëve. Nuk mund të themi se Apolonia është e fortë për ne, por kur sheh rezultatin merr zemër.

Për mua Torassa, Sasraku, Halili janë të rëndësishëm dhe do mundohem t’i rris sa më shumë për të arritur të jenë më efikas. Në momentin që fitojmë mendoj se jemi në rrugën e duhur.

Të mendojmë për ndeshjen e radhës, jemi pushim dhe kemi disa ditë më shumë pushim për të punuar më mirë. Në janar duhet të ketë disa ardhje, por unë besoj te këta lojtarë. Kemi edhe shumë ardhje nga akademia, që na japin optimizëm.

Ne luajmë me 3 qendra, pretendojmë të luajmë me më shumë forca në sulm. Mundohemi ta mbajmë portën të paprekur. Mbrojtësit po bëjnë mirë. Kemi 4 lojtarë cilësorë, konkurrenca për 3 vende është e madhe. Sot lamë Toshevskin pushim, na jepet mundësia për të bërë ndryshime për shkak të ndeshjeve të shpeshta.

Do të thoja që në mesin e fazës së dytë, ose në përfundim të saj, mund të konturohen ekipet. Objektivat nuk i vë unë, emri i këtij klubi ka një objektiv dhe nuk shmangemi dot nga ai objektiv. Mua më takon të përmirësoj gjërat, po tentojmë të jemi më pak në presion nga kundërshtarët dhe të shfaqemi në ekuilibër. Rëndësi kanë edhe përballjet direkte, deri tani nuk kemi pasur diferenca të mëdha.

Cale e presim që në janar, në fund të janarit do të jetë i gatshëm. Ka filluar të stërvitet, por jo në 100%. Çelhaka ka një problematikë më të madhe, po ndjen sërish shqetësime, do vendosë stafi mjekësor nëse do të operohet. Për momentin është në një situatë të vështirë“, deklaron Dede. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!