Dede: Tirana harron mirënjohjen, Halili të rikthejë figurat në klub

schedule23:31 - 20 Korrik, 2020

schedule 23:31 - 20 Korrik, 2020

Nevil Dede, trajneri i Shqipërisë U21, i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News, foli në lidhje me Tiranën dhe për ato gjëra që nuk shkojnë në një ekip kampion. “Kam fituar 9 tituj kampion, tetë me Tiranën, një me Elbasanin, se shumë kam qenë modest. Kronikë nuk i bëj dot Tiranës. Tirana harron mirënjohjen.

Vetëm me Starovën ka dalë me një trajner kampion. A e ka konfirmuar drejtorin sportiv Tirana? Po trajnerin? Mund të themi shumë elozhe, por Kukësi mori 9 pikë dhe ti dole kampion. Duhet të mendohet mirë. Edhe me Elbasanin ishte kështu, dolëm kampionë, pastaj s’e mbaj mend ekipin”.

 

“E kam thënë që duhet të mbanin Egbonë, që pas fitores me Laçin me golat e Muçit. Ishte i përulur dhe i qetë. Nuk donte ta kapte stolin e Tiranës. Shumë e duan atë pozicion. Me përulësinë e tij, të mirë apo të keqe, ai bëri mirë.

Atë e konfirmuan herë pas here dhe në momentin final kishte disa histori brenda, kishte disa Zotë, në qiell në Tokë. I bëj thirrje Zotit Veliaj që t’i bëjë një festë Tiranës për titullin. Rit Halili duhet të kthejë historinë e klubit. Pa figura qendrore në klub, është e vështirë. Kam respekt për Çomon, por nuk mund të jetë ai figurë gjithmonë”, tha Dede. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!