Tirana fitoi pas pesë barazimesh. Kundër Kastriotit bardheblutë ia dolën me përmbysje dhe pas ndeshjes trajneri Nevil Dede foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. “Skuadra u shpreh mirë në tërësi, goditëm portën, vertikalizuam. Djemtë e merituan fitoren, treguan karakter. Nuk është e lehtë të kthesh rezultatin. Është një grup fantastik djemsh. Shpresojmë të na vijë edhe Vangjeli sa më shpejt.
“Seferi? Është lojtarë që ka cilësi, por ka edhe presionin e medias dhe opinionin. Më pëlqeu sot, pasi i dha skuadrës ritëm tjetër. Për mua ka rëndësi ta marrë shtruar dhe ta fusim gradualisht. Kjo i jep mundësinë të shprehet më mirë. Ka potencial dhe është një prurje shumë e mirë për ne”.
“Nuk kisha panik, ritmin po e kontrollonim. Pësuam nga një goditje standarde. Nuk kam folur fare, shpresoja që lojtarët të ishin të qetë. Po dilnim rrjedhshëm para dhe logjika e lojës ishte OK. Normal nuk e parashikoj dot se kur vjen goli, pasi nuk jam fallxhor”.
“Kur t’i vijë radha do mendoj për Partizanin. Ishim 4-4-2 në romb dhe kemi superioritet në qendër dhe në krah në inferioritet. Topin e kishim ne. Asgjë nuk ndodhi. Bëmë zëvendësime dhe jo çdo gjë shkon perfekt. Tension i rezultatit ka ndikimin e vet. Kastrioti doli nga krahët, por nuk na kapi bosh në qendër”. /abcnews.al