Dede, Marku dhe maqedonasit e Tiranës: Sa zëra merkatoje në Superiore

schedule09:15 - 5 Qershor, 2021

schedule 09:15 - 5 Qershor, 2021

Kategoria Superiore është rikthyer në skenë, por këtë herë në atë të merkatos. Priten shumë lëvizje dhe thashethemet e para kanë nisur, teksa klubet kryesore vazhdojnë të qëndrojnë në mes të gjithë tratativave të bujshme.

Partizani do më të mirët e Superiores dhe Panorama Sport zbulon se ka kontaktuar Herald Markun. Mesfushori i Vllaznisë ka treguar aftësi të mëdha në fushë dhe në lidership dhe të kuqtë duan ta rikthejnë në klubin, ku bëri hapat e parë si futbollist.

 

Marku (10) duke festuar nje nga golat e Vllaznise

Mbetet për t’u parë sa do ja arrijnë. Marku është në fund të kontratës dhe e ka pranuar edhe vetë se nuk ka vendosur për të ardhmen. Me shumë mundësi oferta më e mirë financiare do triumfojë, teksa merkatoja është e gjatë dhe nuk përjashtohet ofertë nga jashtë vendit për 25-vjeçarin.

Ndërkohë, te Tirana konfirmohen dy qëndrime të rëndësishme. Kristjan Toshevski dhe Filip Najdovski e kanë të qartë të ardhmen e tyre dhe për të njëjtin burim kanë konfirmuar se do të jenë pjesë e 25 herë kampionëve sezonin e ardhshëm. Të dy janë titullarë te Tirana dhe pjesë e boshtit kryesor të skuadrës.

 

Ndërkohë, Kukësi është pa trajner pas largimit të Mirel Josës dhe nga drejtuesit kanë nisur lëvizjet e para për zëvendësuesin. Nevil Dede që nga largimi nga Tirana në fund të sezonit të shkuar është pa një skuadër dhe Kukësi duket të jetë një mundësi për rikthimin e tij në stol. Duket se verilindorët janë “fiksuar” me ish-bardheblutë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!