Dede: Ismajlgeci i prekur në dhomat e zhveshjes, pjesa e parë “vrastare” për ne

schedule16:21 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 16:21 - 19 Dhjetor, 2020

Tirana nuk shkoi më shumë se një barazim me Skënderbeun sot. Pas ndeshjes për Supersport foli trajneri i bardhebluve, Nevil Dede.

“Ato që kishim përgatitur duhet t’i zbatonim nisnim që në pjesën e parë. Shpërdoruam një pjesë lojë. Nuk zbrisnim shpejt dhe ishim të butë në dyluftime. Na vunë në vështirësi që në fillim dhe gabuam sërish. Në pjesën e dytë reaguam.

Duhet shumë punë, të qetësohemi dhe automatizohemi. Më vjen keq për atë që dhamë në pjesën e dytë dhe ata ishin vrastare për ne. Mundohemi të përmirësojmë lojtarët dhe të marrim maksimumin nga ata.

Në fillim humbën dy raste të pastra, Sasraku u mundua të bëjë mirë, na dha thellësi, por presim përmirësimin e të ardhurve. I mbështesim dhe presim të marrim më shumë prej tyre.

Pas gabimit të Gecit skuadra dha më shumë. Pjesa e dytë ishte në kontrollin tonë dhe vuajtëm shumë pak. Duhet të jemi më të qetë në 15 metrat e fundit. Kryejmë shumë volum, por në momente të caktuara nuk bëjmë gjënë e duhur.

Muçi dhe Ismajlgeci po bëjnë maksumimin. E kuptoi gabimin dhe ishte i prekur në dhomat e zhveshjes. Presim që të rinjtë të rriten dhe të marrin më shumë përgjegjësi.

Është hap fals, edhe vetë ekipi dhe grupi e kuptuan se shpërdoruan një ndeshje. Nuk dhanë shumë sepse shpërdoruan. Ajo që dhanë kur ishin me 10 vetë më ngroh dhe i mbështes. Dy pikë më shumë do ishin shumë të vlefshme dhe na bënte shumë punë. Nxituam shumë dhe dyluftimet nuk i kishim mirë”, u shpreh Dede. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!