Nevil Dede, trajneri i Tiranës, pas ndeshjes me Kastriotin foli në një lidhje me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. “Prisja të fitonim ndeshjen. Nuk bëmë presing si duhet përpara në fillim. Pastaj e patëm në kontroll, por duhet të ishim vrasës para portës, më agresivë.
Në qendër të mbrojtjes nuk patëm probleme. Kishim probleme vetëm në fatin e dytë. U çamë nga krahu i djathtë për shkak të një rrëshqitjeje. Jemi një skuadër e re, presim të kthehen lojtarët dhe do të jemi më mirë. Duhet të mendojmë diçka tjetër për vazhdimësinë dhe të jemi agresive, pasi nuk po fitojmë dot”.
“Vangjeli është lojtar i rëndësishëm i joni, kishim nevojë për rotacion. Mëndova të freskoja krahët. Toli e Nuriu janë të rinj, që rrëmbehen nga situatat. Po nuk luajtën ata nuk rritën. Besoj se jemi gati për derbin. Toshevski rikthehet për ndeshjen, edhe Isack, ndërsa Batha po rritet. Jemi entuziastë për derbin, pasi motivimi është ekstra dhe e jeton i gjithë qyteti”.
“Kemi pak hapësirë kohe, luajmë të premten. Koha është e duhura për ta përgatitur, si dhe për të rikuperuar lojtarët dhe për t’i parë ata. Sot e kishim lojën nën kontroll. Duhet të ishim vrasës. Duhet të përmirësohemi në goditjet standarde. Nuk them 100 për qind se e meritonim të fitonim. Me pak kujdes duhet të fitonim”. /abcnews.al