Nevil Dede, trajneri i Tiranës, pas ndeshjes me Vllazninë, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi: “Shkojmë para portës, shënuam dhe mund të realizonim edhe të dytin. Pjesa e parë ishte e mirë dhe duhet ta mbyllnim. Më pas ramë në presionin e rivalit, duhet t’u japim meritat. Mund të meritonim diçka më shumë.
“Lojtarët dukeshin që nuk ishin të freskët. 7 ndeshje në 27 ditë nuk janë pak. Batha dhe mbrojtësit kanë mbajtur peshën kryesore. Më vjen keq që nuk e mbyllëm dot ndeshjen. Kartoni i kuq na i ndërlikoi shumë situatën. Bravo të madhe skuadrës, për shpirtin që ka dhënë në fushë në të gjitha ndeshjet”.
Merkato? Realisht kemi pasur një grup të limituar lojtarësh. Presim dhurata nga 2021. Mund të meritonim diçka më shumë në rast se Torasa nuk ka gabuar kaq shumë”, mbylli deklaratën e tij Dede. /abcnews.al