Dede: Barazim i drejtë, shkuam pak te porta. Tirana në 70% të formës

schedule19:04 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 19:04 - 23 Dhjetor, 2020

Tirana e mbylli në barazim 0-0 sfidën jashtë fushe me Kukësin. Barazimi i dytë radhazi për kampionët në fuqi, teksa trajneri Nevil Dede analizoi sfidën ndaj verilindorëve në deklaratën për Supersport.

Ishim në ekuilibër gjatë gjithë kohës, gabuam në disa momente në kthimin e topit mbrapa, do të thoja që ishte paraqitje pozitive në përgjithësi. Dukej lodhja dhe ngarkesa fizike te disa lojtarë, kjo prej kalendarit të ngjeshur.

Mund të bënim diçka më shumë, por përballë kishim një skuadër të fortë që ka investuar. Ishte një përplasje kokë më kokë. Ne ishim të vendosur me 3 qendërmbrojtës që në fillim të ndeshjes. Halili ishte më shumë ofensiv, ndërsa Vrapi më shumë defensiv. Vrapi bëri gjëra të mira.

Ishim në superioritet numerik kur sulmonim nga e djathta. Barazimi është i drejtë përballë një kundërshtari të tillë. Skuadrat janë shumë të forta në mbrojtje. Jemi një skuadër e re, nuk ka lidhje me atë të vitit të kaluar, ka 2 ose 3 emra.

Shkuam pak te porta sot, nuk kemi qenë kaq të vakët në ndeshjet e tjera. Grupi? Nuk krijojmë dot shumë përpara, edhe pse dalim me shumë forca. Nuk po arrijmë të çajmë mbrojtjet kundërshtare. Minimalisht duhet të jemi të ekuilibruar kur kemi qarkullimin e topit.

Sot patëm edhe probleme dëmtimi, me të dy lojtarët. Por, jam i kënaqur me punën e Akademisë dhe lojtarët që po rikthehen gradualisht. Hasani? Di që klubi është në negociata me Hasanin, nuk kam informacion më shumë. Po mundohem të marr maksimumin nga këta lojtarë.

Kemi kualitete në skuadër, por duhet të pranojmë edhe realitetin. Jemi në 70-80%, disa lojtarë po bëjnë më shumë se maksimumin e tyre, meritojnë komplimente për këtë që po japin.

Gyamfi? Kontrastet në mesfushë i bën më mirë Toli edhe Batha. Gyamfi duhet të merrte thellësinë dhe të kombinonte me Halilin dhe Torassën. Pastaj pati një kontraktim dhe u detyruam të bënim dy zëvendësime, na u kthye gjithçka mbrapsht“, përfundon Dede. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!