Debutoi në Superiore 25 vjeç dhe tani lë futbollin, habit mbrojtësi shqiptar

schedule08:59 - 17 Qershor, 2021

schedule 08:59 - 17 Qershor, 2021

Vetëm 25 vjeç, por e mbyll me futbollin pasi provoi të luante edhe në Superiore me Bylisin. Dorjan Bajrami, mbrojtësi që ka mbajtur shiritin e kapitenit te Turbina e qytetit të tij, njofton se nuk do të vazhdojë më me futbollin e luajtur.

Arsyet Bajrami nuk i thotë hapur: “Dy ëndrra i realizova: mbajtja e shiritit në krah për ekipin e qytetit tim dhe debutimi në Superligë. Ëndrra në sirtar ishte debutimi me Turbinën në Superligë. Do më marrë malli shumë!

Për shumë arsye , vendos të tërhiqem nga futbolli i luajtur në moshën 25-vjeçare , një ditë do të ndodhte, por nuk e prisja kaq herët.

Pas shumë eksperiencave me Turbinën 8 vite e gjysmë, me Gramshin 1 vit, me Luzin 1 vit, dhe me Bylis 4 muaj në Superligë!

Kam shumë energji dhe fuqi, por kushtet dhe shumë arsye më detyruan të merrja këtë vendim! Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen gjatë karrierës time futbollistike”. /abcnews.al