Debutimi i hidhur, Gattuso: Ja çfarë i mungon Napolit, minutat e para pasqyra reale

schedule08:09 - 15 Dhjetor, 2019

schedule 08:09 - 15 Dhjetor, 2019

Napoli vazhdon të mos fitojë në kampionat dhe kundër Parmës ishte ndeshja e tetë radhazi pa provuar shijen e suksesit për ekipin italian. Humbja 1-2 me ekipin e Dermakut është përjetuar keq.

Gennaro Gattuso kishte menduar një debutim ndryshe, por kjo ishte vetëm ndeshja e parë në pankinë. Trajneri i Napolit analizon në këtë mënyrë paraqitjen e ekipit të tij dhe tregon problemin e madh të ekipit në prononcimin e dhënë pas ndeshjes.

Në këtë moment skuadra nuk është mirë në aspektin psikologjik. Ndeshja kundër Parmës u përgatit në një kohë të shkurtër dhe na rrëmbeu entuziazmi. Nuk besoj te fati i keq, djemtë duhet të besojnë te potenciali i tyre.

Pashë disa gjëra pozitive, por nuk mjaftojnë. Në fund tentuam të fitonim ndeshjen, aktivizova edhe një sulmues tjetër. Këtij Napoli i mungon shumë ekuilibri. 10 minutat e para të ndeshjes ishin katastrofë dhe ata janë pasqyra jonë e momentit“, përfundon trajneri i Napolit. /abcnews.al