Përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik Damian Gjiknuri në një lidhje me Skype nuk pranoi që të debatonte me Oerd Bylykbashin në lidhje me propozimin për hapjen e listave, por edhe kërkesën e opozitës që cështja të dërgohet për ekspertizë te OSBE-ODIHR. “Bylykbashi të vijë me propozimet konkrete. Unë i mirëpres, i uroj Bylykbashit të shpalosë idetë e tij, se nuk pata fatin ti dëgjoj në këshillin politik se e bojkotoi” tha ai.
I pyetur se përse PS-ja është kundër kërkesës së opozitës që ekspertët e OSBE-ODIHR të thonë fjalën e tyre për këtë cështje, Gjiknuri tha “Unë pres që PD-ja të vijë me draft konkret. Nuk shkohet me çështje hipotetike te ODIHR. U ndryshua Kushtetuta, fjala koalicion u hoq. Kodi Zgjedhor thotë se për të garuar si koalicion, partitë bëjnë marrëveshje në një listë të vetme dhe le të votojnë atje. Ne hapëm listat”.
Në fund, gazetari Endri Xhafo e pyeti Gjiknurin se cili është i preferuari i PS-së në lidhje me kandidatët për KQZ-në e re (lexo ketu kandidatët), por përfaqësuesi socialist tha se fati i fituesit do të vendoset nga merita. “Nuk ka preferenca shumica, do të gjykojë mbi dokumentacion dhe meritat e cdo kandidati, aq më tepër që e drejtoj këtë komision”. /db/Abcnews.al