Shqiptarët përkujtojnë këtë janar, 555 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Në kujtesë të kësaj dite, nxënës të shkollave të mesme, me rezultate të shkëlqyera dhe pjesëmarrës të olimpiadave në lëndën e historisë u mblodhën sot në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në Kryeministri, në një bashkëbisedim mbi figurën simbol të qëndresës së kombit shqiptar, Skëndërbeun.
Kryeministri Rama iu bashkua këtij bashkëbisedimi, të organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, me pjesëmarrjen edhe të studiuesit, shkrimtarit dhe publicistit të njohur Aurel Plasari, i cili dhuroi për nxënësit veprën e tij “Skënderbeu një histori politike”.
Teska po flitej mbi debatin për emrin e Ballkanit, Rama zbuloi se ka debatuar edhe më europianët, e shtoi janë turqit ato që preferojnë këtë emërtim për Eurpën Juglindore.
“Për shkak të detyrës nuk më këshillohet të përfshihem në këtë vorbull, por ka edhe më tej se kaq, ka edhe Ballkani Perëndimor. Kam pasur një debat për këtë me miqtë europianë duke u përpjekur të shpjegoj që ne jemi Europë, siç ka një Europë Perëndimore, Lindore, ka edhe një Juglindore.
Nëse Ballkani është një term i vendosur nga budallallëku apo keqkuptimi i madh i një personi që më pasi vuri vulën një rajoni, Ballkani Perëndimor është një elaborim për të vendosur një vijë mes kësaj ane e Turqisë. Ndaj po të gjendesh në një tryezë ku janë edhe turqit e sheh se ka një trekëndësh. pjesa Turke do Ballkanin. Kur po shpjegonte Aureli Ballkanin e malin, po mendoja paskemi bërë malin e hapur.
Nuk është keq të hapim malin. Një gjë dua ë them për t’i vënë kapak se kjo bisedë është kaq e veçantë dhe interesante sa mund të vijojmë deri nesër por keni detyrë të lexoni nesër. Ka një gjë nga fundi i librit kur autori jep një shpjegim për një pyetje lidhur me historinë, që historia është e destinuar të rishkruhet e të lexohet në kohë të ndryshme e në kontekste të ndryshme dhe me siguri një ditë do të kemi një rilexim tjetër të historisë së Skënderbeut”, u shpreh Rama.r.t/abcnews.al