Debati me Starovën, situata te Skënderbeu dhe e ardhmja: Daja në gjithë fushën

schedule13:58 - 24 Dhjetor, 2019

schedule 13:58 - 24 Dhjetor, 2019

Ilir Daja deklaron në “Abc News” se nuk ka ndërmend të largohet nga Skënderbeu, pavarësisht interesimit të Partizanit dhe Tiranës. Trajneri i korçarëve tregoi marrëdhëniet me presidentin Takaj dhe mbrojti sezonin e deritanishëm të ekipit të tij.

Mund të mos jetë njeri i studiove televizive, por intervistat nuk i refuzon. Ilir Daja zgjodhi një lidhje direkte me emisionin “Presing” në Abc News për të sqaruar të ardhmen e tij, ndërsa trajneri i Skënderbeut pëlqehet nga Partizani e Tirana.

Daja tregon sesi shkoi në Korçë, foli për të ardhmen e tij, ndërkohë që në një moment pati edhe një debat me Sulejman Starovën në studio. Trajneri i njohur deklaroi se Skënderbeu luan për të prishur punë, gjë që nuk u pranua nga Daja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!