Dua Lipa zbulon detajin e pazakontë tek flokët e Trump

schedule10:16 - 30 Shtator, 2020

schedule 10:16 - 30 Shtator, 2020

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka komentuar debatin e mbrëmjes së djeshme për zgjedhjet presidenciale në Amerikë mes Donald Trump dhe Joe Biden.

Këngëtarja, e cila njihet për qasjen e saj kundër politikave të presidentit aktual amerikan, ka postuar një foto në rrjetin social Instagram ku ka ironizuar me flokët e Donald Trump.

“70 mijë dollarë shpenzime për flokë dhe parukeri i tij prapë e urren atë”, ka shkruar Dua Lipa në InstaStory.

Kujtojmë që presidenti Trump, dhe kandidati demokrat për këtë post, Joe Biden, janë përplasur për disa çështje gjatë debatit të parë për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Sipas një ankete të organizuar nga televizioni CNN, gjashtë në dhjetë ndjekës të debatit mes dy kandidatëve presidencialë në Shtetet e Bashkuara mendojnë se Joe Biden ka dalë fitues, ndërsa vetëm 28% besojnë se debatin e fitoi presidenti aktual. l.k/abcnews.al