Debati i fortë mes Einxhel dhe Donaldit, reagon vëllai i moderatores: Çfarë i kam thënë motrës

schedule15:42 - 4 Shkurt, 2022

schedule 15:42 - 4 Shkurt, 2022

Alois Shkira, vëllai i Einxhelit ka folur për rrugëtimin e motrës në shtëpinë e “Big Brother VIP” dhe debatin e fundit që pati me Donaldin.

Gjatë debatit, moderatorja tha se Donaldi dhe vëllai i tij binjak, Romeo u bënë të famshëm prej të dashurave. Kjo acaroi keq Donaldin, ia ktheu: “Tirana është e vogël, të njohim.”

I ftuar në “Wake up”, vëllai i Einxhel u shpreh se e motra e tij, i beson shumë njerëzve dhe nuk e ka marrë parasysh këshillën e tij, që t’i shikojë gjërat më ftohtë.

“Kjo është delikat si debat, por jo se nuk duhet folur. Duhet folur po kam vetëm një koment për Einxhel. Është tip që i beson gjërave, ëndrrave dhe iniciativave që marrin njerëzit në mënyrë shumë shoqërore. Është një këshillë që ia kam dhënë pavarësisht se jam më i vogël. I kam thënë që të shikojë gjërat më ftohtë, por ka besuar gjithmonë tek ëndrra që mund t’i thonë dhe jep suport duke besuar. Einxhel preket shumë kur i diskuton karakterin ose sjelljet e gjërat.

Mendoj që nuk do të prekej nëse do të vazhdonin aludimet. Mundohet të japë një shans. Aty është një lojë, të gjithë janë në një lojë të madhe. Janë vetëm, shprehin mendimet e tyre. Ajo është brenda, truri punon në mënyrë tjetër. Mund të jenë dhe gjëra emocionale të momentit”, tha Alois.

Kujtojmë që mbrëmjen e sotme, janë në nominim Einxhel, Donaldi, Beniada dhe Arjola, ku njëri prej tyre pritet të lërë shtëpinë e “Big Brother VIP”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!