“Debati Harris-Trump, monolog”/ Krisafi: Ish-presidenti me të njëjtin qëndrim si më parë

schedule17:36 - 11 Shtator, 2024

schedule 17:36 - 11 Shtator, 2024

Për ekspertin e marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi debati i zhvilluar të martën mes Kamala Harris dhe Donald Trump, ishte vetëm një monolog.

Sipas tij ky debat i zhvilluar mes tyre nuk do të ndryshojë asgjë, sepse asnjëri prej të dy palëve nuk bërë ndonjë gabim që mund të ndikojë në tërësi.

Më tej nënvizoi se zgjedhjet amerikanë kanë treguar se sa më shumë i afrohesh nëntorit aq më shumë ngushtohet gara në dukej.

“Ishte një monolog dhe jo një debat. Por për Harris besoj ishte një test më i madh sepse për Trump e dimë e kemi parë. Mendoj që Harris në disa raste iu shmang pyetjes, një pyetje ishte nëse mendon pas 4 vitesh qeveria është në pushtet dhe Amerikanët do të jenë më mirë apo jo? Ajo ju shmang pyetjes. Pra kishte disa pyetje thelbësore që ajo nuk dha përgjigje të qarta në këtë debat. Nuk mendoj se ky debat do të ndryshojë ndonjë gjë në thelb. Gara në pamje të parë duket shumë e ngushtë, por nuk mendoj se do të ketë shumë ndryshime”, tha ai.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste, Krisafi tha se nuk pritet që të ndryshojë asgjë nga politika e jashtme.

Në lidhjen me Ukrainën shtoi se Trump nëse zgjidhet muajin e parë mund të kërkojë ndonjë marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin për të ndaluar luftën në Ukrainë.

“Barra më e madhe që kishte Harris në këtë fushatë është që po mundohet të tregojë se mund të bëjë diçka ndryshe nga çfarë ka bërë Biden në gjithë këto vite. Pra ka kostot e qeverisjes duhet të bëjë fushatë për ndryshimin. Ndërsa Trump ka kuptuar që nuk ka kuptim të sulmojë një kandidate femër, pra u duk një performancë e mirë e Trump nga pjesa personale”, tha më tej Krisafi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!