Debatet për Territorialen, Kaso: PS do rajonet, primin dhe një pretekst për të “futur” duart në Kushtetutë

schedule20:29 - 20 Korrik, 2022

schedule 20:29 - 20 Korrik, 2022

Ivi Kaso, Sekretar për Çështjet Ligjore në PD, në një lidhje direkte me “Radari Informativ” në ABC bëri të ditur se në ditët në vijim, Partia Demokratike do të vijë me një qëndrim të formalizuar sa i përket Reformës Territoriale.

Ndërsa foli për pazare të mundshme të bëra mes PS-së dhe asaj pjesë të PD-së që mbështet ish-kryetarin Lulzim Basha, Kaso tha se ajo që do Partia Socialiste janë rajonet dhe primi. Ai theksoi se PD nuk është kundër çështjes së rajoneve, por ngriti shqetësimin se kjo mund të përdoret si pretekst për të ndërhyrë në Kushtetutë “dhe më pas për të marrë primin e mazhorancës.”

“Duan të marrin një numër deputetësh vetëm sepse del e para si parti. Do të ishte pushtet pa votë dhe është ajo çka kërkon kjo mazhorancë…Këto janë truke, vullnete për të tjetërsuar atë që është shkruar në Kushtetutë dhe në ligjin zgjedhor. Vullneti kësaj mazhorance që të përfitojë nga çështja e rajoneve.” 

Po ashtu, Sekretar për Çështjet Ligjore në PD përsëriti qëndrimin e mbajtur më herët gjatë ditës së si Territorialja ashtu edhe Zgjedhorja duhet të ecin paralelisht.

“Duhet të ecin paralelisht për shkak të lidhjes së tyre organike. Nuk kemi dot një reformë të pastër territoriale pa verifikuar në impaktin që do të japin njësitë e reja administrative në garën zgjedhore…Një diskutim i tillë nuk ka ndodhur, për arsye se një produkt konsensual që mund të burojë nga komisioni për Territorialen që të jetë shkak për të kërkuar për të ndërhyrë në Kushtetutë.”  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!