Analisti Skënder Minxhozi deklaroi se qëndrimi i Shqipërisë në OKB për çështjen e Palestinës ka qenë i njëjtë me atë të Bashkimit Evropian, edhe pse Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera kanë qenë kundër.
Minxhozi theksoi se Shqipëria ka ndërtuar një traditë ku politika e jashtme e vendit përshtatet dhe rreshtohet me qëndrimet e Brukselit.
“Kur është folur dhe diskutuar në OKB për Palestinën, ne kemi rreshtuar qëndrimin tonë me atë të vendeve të BE-së, edhe pse Amerika apo të tjerë kanë qenë kundër. Ne kemi ndërtuar një traditë ku politikën tonë të jashtme e kemi rreshtuar me atë të Brukselit.”
Analisti Ergys Mërtiri, në emisionin “Real Story”, vuri në dukje se problemi i politikës shqiptare është se nuk ndjek interesat kombëtare. Ai përmendi edhe çështjen e heqjes së vizave, duke thënë se kjo ka prekur shumë familje që jetojnë midis Shqipërisë dhe SHBA-së.
Mërtiri theksoi se vija ndarëse në politikë duhet të jetë interesi kombëtar, i cili, sipas tij, varet shumë nga Serbia.
“Problemi që kemi në politikën tonë është se nuk ndjekim interesat kombëtare. Heqja e vizave për Shqipërinë, si një vend aleat, mund t’i sjellë një pyetje për qytetarët që duan të bëjnë bashkim familjar, dhe kjo nuk e cenon raportin me partnerët.
Nuk po them të kushtëzojmë Amerikën, por të sillemi si politikanë të përgjegjshëm; aleancat nuk do të prishet nëse ne marrim parasysh problemet tona. Është e thjeshtë të kuptosh me kë jemi, nëse vendosim interesat tona kombëtare mbi të tjerat.
Vija ndarëse është interesi ynë kombëtar, dhe kjo varet shumë nga Serbia. Rreziku i ekzistencës sonë varet nga politika pro-serbe.” / abcnews.al/


