Debate në OKB për Korenë e Veriut  

schedule10:30 - 30 Nëntor, 2017

schedule 10:30 - 30 Nëntor, 2017

Gjatë  mbledhjes së Këshillit të Sigurimit te OKB mbi cështjen e Koresë se Veriut, Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Hallei, perseriti me forcë se regjimi i Penianit po e çon botën drejt nje lufte te re. Disa shtete vazhdojnë të financojnë programin bërthamor koreano-verior, dhe kjo duhet të ndalojë- u shpreh Hallei.

Ambasadorja theksoi se nëse shpërthen lufta regjimi korano-verior do të shkatërrohet tërësisht.” Ne nuk kemi kërkuar kurrë luftë dhe nuk e kërkojmë me Korenë e Veriut- saktesoi Ambasadorja e SHBA, gjatë mbledhjes, ndersa u kerkoi të gjithë shteteve anëtare të OKB-së të ndërpresin cdo marrëdhënie me Penianin. Ajo kërkoi që vendi të izolohet tërësisht nga pikemapja diplomatike dhe të kufizohen bashkëpunimet ushtarake, shkencore dhe tregtare me regjimin e Kim Jong Un.

Edhe  Shefi i Marrëdhënieve Politke të OKB-së, Jefri Feltman ka konfirmuar se situata me Korene e Veriut ka arritur pikën kritike . “Nuk ka asgjë më të rrezikshme për paqen dhe sigurinë globale se ajo që po ndodh në këtë momënt në gadishullin korean- tha Feltman. Sipas tij, Këshilli i Sigurisë duhet të ndërmarrë cdo masë të mundshme qe situata të mos përshkallëzohet.

Edhe presidenti Trump, gjate një fjalimi në Misuri , nuk la pa permendur liderin korano-verior, Kim Jong-un, te cilin e quajti një qen te sëmurë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!