Gjyqi për inceneratorin e Fierit/ Bllako sulmon prokurorin: E ke personale do shkoj në Strazburg

schedule11:38 - 19 Qershor, 2023

schedule 11:38 - 19 Qershor, 2023

Në procvesin që po mbahet në gjykatën e posaçme për inceneratorin e Fierit ku SPAK ka kërkuar dëniminim me 4 vite e 8 muaj burg për Alqi Bllakon, ky i fundit ka pretenduar se prokurori Dritan Prençi ka shkelur ligjin me akuzat e ngritura ndaj tij.

Sipas Bllakos , prokuroria nuk ka marrë parasysh ndryshimin e veprës penale të bërë nga gjyqtari I seancës paraprake nga korrupsion I zyrtarëve të lartë shtetërorë në kurrupsion të zyrtarëve publikë që rrjedhimisht ka një marzh më të ulët dënimi.

“Shkelja e ligjit është aq flagrante se nuk di nëse ka të bëjë me injorancën profesionale apo një hakmarrje personale. Vetëm SPAK mund të akuzojë për një detyrë që nuk ka qenë detyra ime. Standart i hapur esktraligjor, duke çuar përpara një axhendë hakmarrjeje personale ndaj personit tim. Kush konsiderohet funksionar i lartë shtetëror e përcakton Kushtetuta. E ftova prokurorin në seancën paraprake të citonte një ligj të vetëm se ku bazohet, nuk dha sqarime sepse diçka e tillë nuk ekziston.”.

Edhe Arben Dervishaj që është arrestuar në cilësinë e kolaudatorit të punimeve për Inceneratorin e Fierit hodhi akuza në drejtim të prokurorisë që sipas tij prej 8 muajsh e mban në burg padrejtësisht duke ndryshuar 3 herë akuzat.

Dervishaj nëpërmjet avokatit Elis Bilali i kërkoi gjyjkatëës pushimin e çështjes. Për inceneratorin e Fierit SPAK ka kërkuar në total 83 vite burg për 15 të pandehur mes tyre edhe ish ministri i mjedisit lefter koka për të cilin kërkohet dënimi me 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar.