Një ditë pasi në Shqipëri, autoritetet italiane lëshuan 52 masa sigurie, duke goditur grupin “Poja”, të cilësuar si një nga grupet më të rrezikshme në Shqipëri, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë reaguar kundër trafikut të lëndëvë narkotike.
Me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare, Amasada e SHBA në Tiranë, thotë se Agjencia Kundër Narkotikëve është aktive.
Ambasada bën thirrje qytetarëve por jo vetëm, që të sinjalizojnë DEAN-amerikane, ndërsa ka afishuar edhe kontaktin për këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës dhe pastrimit të të ardhurave nga droga.
Mes të tjerash ambasada Amerikane pranon se individë të ndryshëm kanë dorëzuar të dhëna të besueshme në luftën kundër drogës dhe pastrimit të parave, dhe çdo informator do të mbahet i fshehtë.
Në fund, reagimi i Ambasadës Amerikane mbyllet me një mesazh.
“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve tona dhe parandalimin e hyrjes së drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.”