De Ligt “harron” gafën: Luajta mirë me Lokomotivën, isha solid

schedule13:58 - 23 Tetor, 2019

schedule 13:58 - 23 Tetor, 2019

Juventusi rrezikoi shumë mbrëmjen e kaluar. Lokomotiv Moscow po udhëhiqte në Torino deri në minutën e 77-të, por Dybala shënoi dy gola të shpejtë dhe i dhuroi tre pikë të rëndësishme për vazhdimësinë në Champions League.

Matthijs De Ligt ishte pak fajtor në aksionin e golit të Miranchuk, por mbrojtësi holandez sheh anën pozitive të lojës së tij.

“Mendoj se bëra një ndeshje të mirë, u tregova solid dhe nuk bëra shumë gabime. Thjesht kreva detyrën time, Lokomotiva pothuajse nuk gjuajti kurrë në portë. Kritikat? Nuk i lexoj kurrë”, përfundon Matthijs De Ligt. /abcnews.al