De Light: Juves i mungon një “vrasës” si CR7

schedule12:30 - 16 Janar, 2022

schedule 12:30 - 16 Janar, 2022

Juventus që pas largimit të yllit portugez, Cristiano Ronaldo po vuan për të gjetur rrugën e rrjetës sepse i mungon një goleador që t’i sigurojë “Zonjës së Vjetër” gola.

Këtë sezon bardhezinjtë janë shumë larg pritshmërive, teksa ka zhgënjyer të gjithë tifozët juventinë.

Matthijs de Ligt  në një intervistë për “Sky Sport Italia” ka folur për juventusin teksa nuk ka nguruar të theksojë se “Zonjës së Vjetër” i mungon një “vrastar” para porte siç ishte Cristiano Ronaldo,

“Kam dëgjuar trajnerin duke thënë këtë dhe e kuptoj se çfarë do të thotë, sepse ne kemi shumë lojtarë të rinj. Edhe unë jam i ri, të paktën për sa i përket moshës, por kam luajtur tashmë rreth 250 ndeshje në nivel të lartë, kështu që kam një përvojë. Ishte një fitore thelbësore për ne kundër Udineses dhe kemi ende shumë gjëra që duhen përmirësuar, por e rëndësishme është që fituam. Duhet të vazhdojmë të rritemi gradualisht, ne kemi fituar gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit të Serie A dhe po ngjitemi”, është shprehur fillimisht lojtari i Juves.

Juventusi vazhdon të shënojë relativisht pak gola dhe De Ligt u pyet nëse i mungon një vrasës si Ronaldo pas transferimit të tij te Manchester United.

“Mendoj se po, po. Cristiano është lloji i lojtarit që futet në fushë dhe gjithmonë do të shënojë një gol, ai rrallëherë humbet një mundësi. Na ka munguar që nga fillimi i sezonit. Ne nuk kemi një vrasës me pagesë që mund të shënojë 30 gola në sezon, por ne duhet të kontribuojmë gola nga të gjithë dhe kudo, gjë që ka filluar të ndodhë tani”, përfundoi mbrojtësi holandez. /f.a/abcnews.al