De Laurentis “i verbuar” nga Osimhen: Nuk shitet për asnjë shifër

schedule14:43 - 8 Shkurt, 2023

schedule 14:43 - 8 Shkurt, 2023

Victor Osimhen është padyshim një nga sulmuesit më të mirë momentalisht në të gjithë globin. Sulmuesi nigerian i Napolit ka treguar këtë sezon deri më tani se emri i tij duhet gdhendur në listën e sulmuesve më të mirë në qarkullim. Osimhen deri më tani në këtë sezon, ka luajtur 21 ndeshje, ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar 4 herë.

Manchester United dhe PSG tashmë kanë gati oferta treshifrore, por Victor Osimhen nuk do të largohet nga klubi i Napolit verën e ardhshme. Këtë e ka siguruar presidenti i klubit napolitan, Aurelio De Laurentis, gjatë një interviste për gazetën gjermane “Bild”, pasi ai ishte shumë i qartë për të ardhmen e sulm,uesit nigerian që skadon në qershor 2025.

“Osimhen nuk është në shitje, ai nuk shitet për asnjë shifër. Lojtarët tanë janë shumë të kërkuar, por nuk kam pse shes askënd. Ne nuk kemi borxhe”, ka theksuar De Laurentis./ h.ll/abcnews.al