De Biasi i bindur: Ju tregoj pse Kumbulla do i vlente Interit që tani

schedule15:25 - 28 Prill, 2020

schedule 15:25 - 28 Prill, 2020

Gianni De Biasi, ish-trajneri  i kombëtares shqiptare, nuk mund ta harrojë vendin tonë, ose t’i shmanget pyetje në lidhje me Shqipërinë dhe lojtarët e saj. Së fundmi ai ka folur për të përditshmen sportive, “Tuttosport” dhe vlerëson Marash Kumbullën, qendërmbrojtësi që ka spikatur në Serie A me fanellën e Hellas Verona.

Në Itali janë disa klubet që e duan, duke nisur me Napoli, Fiorentina dhe Inter. De Biasi është i bindur se Kumbulla mund të bëhet i rëndësishëm që tani me zikaltrit dhe e thotë hapur diçka të tillë, bazuar mbi ato që mbrojtësi ka treguar në sezonin e tij të parë në Serie A.

 

Tuttosport

“Kumbulla ka personalitet dhe karakter për ta imponuar veten në një ekip të madh si Interi. Në fillim askush nuk e mendonte se do të kishte një shpërthim të tillë, të papritur. vetëm shikoni se çfarë bëri vitin e kaluar: nuk luajti asnjë ndeshje në Serie B dhe falë Juric këtë vit ai u bë një nga mbrojtësit më të mirë në Serie A.

Kjo duket edhe te Verona, që ka mbrojtjen e katërt më të mirë në kampionat. Kumbulla mund të bëhet menjëherë një lojtar i rëndësishëm për Interin”, ka deklaruar mes të tjerash De Biasi në intervistën e dhënë. /abcnews.al