David L. Phillips, Drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia, në një lidhje me gazetaren Jonida Shehu në “abc radar”, foli për atë çfarë po ndodh me krerët e shtetit të Kosovës, të cilët akuzohen për krime lufte nga Gjykata Speciale në Hagë.
Sipas tij, ka një përpjekje për të ulur prestigjin e UÇK, por kjo duhet të shërbejë që shteti i Kosovës të ecë përpara në rrugën drejt integrimit, ndërsa theksoi se çdo negociatë mes Prishtinës dhe Beogradit, behet duke patur parasysh që kufijtë aktual të Kosovës, nuk mund të preken dhe janë të panegociueshme.
“Është hequr nga tryeza e bisedimeve korrigjimi i kufijve të Kosovës, ka qenë gjithmonë një ide e keqe. Është hequr nga tavolina dhe nuk ka shans të kthehet. Çdo negociatë mes Beogradit dhe Prishtinës duhet të bëhet duke patur parasysh integritetin territorial me kufijtë aktual të Kosovës.
Gjykata po shënjestron vetëm shqiptarët në vend të serbëve që kryen krime. Është një përpjekje për të goditur imazhin e UÇK.
Veprimi i Gjykatës Speciale duhet të bej që Kosova të eci në rrugën e saj drejt integrimit. Duhet të presim dhe të shohim çfarë do të ndodhë”.
Phillips foli edhe për diskutimet e hapura ditët e fundit në lidhje me fituesin e Presidencës amerikane Joe Biden, nëse do të sillte ndonjë ndryshim në marrëdhëniet strategjike që SHBA ka me Shqipërinë.
Ai theksoi se Shqipëria do të vijojë të ketë një aleat të fortë në krah.
“Nuk ka ndryshime, midis republikanëve dhe demokratëve kur bëhet fjalë për Shqipërinë. SHBA do ta mbeshtesë njëlloj, dhe Shqipëria të jetë e sigurt, se do të kenë një aleat të përhershëm në krah. Amerika nuk ka miq më të mirë se shqiptarët në rajon”., u shpreh David L. Phillips.
n.d./abcnews.al