Data e zgjedhjeve, vijojnë edhe sot konsultimet me Begajn në Presidencë

schedule08:36 - 5 Tetor, 2022

schedule 08:36 - 5 Tetor, 2022

Presidenti Bajram Begaj nisi dje konsultimet për të caktuar datën e zgjedhjeve lokale të 2023. Ai zhvilloi takim me Ilir Metën. Ftoi dhe grupin e Berishës, duke zhvilluar konsultim me Oerd Bylykbashin. Po ashtu dhe krerët e partive të vogla opozitare që propozuan datën 14 maj për mbajtjen e zgjedhjeve për pushtetin vendor.

Grupi i deputetëve që janë pjesë e grupit parlamentar “Aleanca për Ndryshim” , e kryesuar prej Fatmir Mediut ishin të fundit që ishin në zyrën e Begajt për datën e zgjedhjeve.

Kreu i shtetit u konsultua dhe me paraardhësin e tij. Ilir Meta që i është rikthyer pas 5 vitesh garave elekotrale, tashmë si kryetar i Partisë së Lirisë, është gati të pranojë çdo datë që mund të preferojnë partitë e tjera.

Zyrën ndërkohë Bajram Begaj e ka hapur fillimisht për deputetin  demokrat, Oerd Bylykbashi, mbështetës i grupit të Sali Berishës.

Edhe pse Kuvendi mban një distancim nga ky grupin, duket se Bajram Begaj do të rri mbi të gjitha palët, duke e ftuar Bylykbashin në orët e mëngjesit për konsultim për datën e zgjedhjeve.

Takimet Bajram Begaj do i vijojë dhe gjatë kësaj jave, duke takuar sot kreun e grupit demokrat, Enkeledj Alibeaj dhe të enjten me Shpëtim Idrizin e PDIU-së dhe Taulant Balla nga PS-ja.

Në çdo rast, data e zgjedhjeve do të vendoset mes 15 prillit dhe 15 majit. Megjithatë duket se politika po shkon drejt të dielës së fundit të këtij afati, që është 14 maj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!