Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dashuroni ashtu si dini, lidhje të reja dhe surpriza, zbuloni shenjat me fat të horoskopit

schedule07:03 - 11 Dhjetor, 2021

schedule 07:03 - 11 Dhjetor, 2021

Dashi

Jeni të dominuar nga yje pozitive, dhe ndonjë problem i vogël që mund të lindë gjatë punës nuk mund të komprometojë një ditë mjaft të mirë.

Demi



Duket se yjet duan t’ju imponojnë një ritëm të ri, por janë të “frenuar” nga Hëna që sjell të kundërtën. Jeni të favorizuar në dashuri.

Binjakët

Një trantativë me dikë duket se po hyn në një rrugë të mbarë dhe shumë shpejt ju do t’i shihni frytet e saj. Nëse një raport nuk mund të vazhdojë më, atëherë është e kotë ta zgjasni.

Gaforrja

Për shkak të ndikimit nga Mërkuri, do të jeni nevrikë. Në një çështje mes dy personave është më mirë që të mënjanoheni.

Luani

Përsëri është Marsi i zjarrtë që e ngre edhe “temperaturën” në raportet ndërpersonale, prandaj duhet të bëni kujdes sepse “sherri” është gati të shpërthejë. Sa i përket shëndetit, gjendja juaj paraqitet e mirë.

Virgjëresha

Duket një ditë e qetë, por pamja e jashtme gënjen, prandaj duhet të tregoni kujdes sepse të papriturat nuk do të mungojnë.

Peshorja

Venusi do të mbrojë gjatë gjithë kohës jetën tuaj në çift. Do të dashuroheni ashtu si dini vetëm ju. Në lidhje me financat, duhet të shpenzoni më pak edhe për gjërat e domosdoshme.

Akrepi

Me zbehjen e ndikimit të Mërkurit zbehet edhe entuziazmi dhe pasioni i këtyre ditëve të fundit. Sa i përket financave, do të jetë një ditë e mirë.

Shigjetari

Vërtet që do të keni mbështetjen e një numri të madh planetësh, por kujdes, sepse ndihma e tyre duhet shfrytëzuar dhe jo të shkojë kot.

Bricjapi

Në shumë aspekte pritet të jetë një ditë e mirë për të lindurit e kësaj shenje, por  duhet të tregoheni të shkathët, sepse fati duhet kapur menjëherë.

Ujori

Një ditë mjaft e mirë parashikohet për ju që i përkisni kësaj shenje, e në mënyrë të veçantë për ata që studiojnë apo merren me krijimtari, pasi do të kenë mbështetjen e plotë të Mërkurit.

Peshqit

Të rrëmbyer nga një rutinë e përditshmërisë sot nuk do ta vini re fare se si do të kalojë dita, por në mbrëmje një surprizë e bukur në planin sentimental do të bëjë të ndiheni vërtet mjaft mirë.

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!