Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dashuria italiane e Asllanit/ Lojtari kuqezi sërish nuk u nda nga futbolli në Apenine

schedule14:03 - 23 Gusht, 2025

schedule 14:03 - 23 Gusht, 2025

Një tjetër fillim I ri, si gjithmonë me buzëqeshje.

Kristian Asllani është tashmë lojtar I Torinos, duke fituar duelin e vullneteve me Interin e tij, e duke mbetur sërish në Itali.

Mesfushori I kombëtares shqiptare hodhi poshtë kalimin tek Betisi në Spanjë, dhe mund të thuhet se për të ekziston një “dashuri” italiane.



Ylli kuqezi, që sot është 23 vjeç, ka provuar vetëm futbollin në Apenine gjatë gjithë karrierës, e ndoshta do t’i jetë besnik deri në fund.

Fillimet I pati tek Empoli, pasi u largua nga Shqipëria në moshën 2-vjeçare, duke u regjistruar në Akademinë e klubit toskan.

Nga viti 2012 deri në 2021 ishte me ekipet e moshave, duke provuar kampionatin italian madje edhe Championsin për të rinj, e më në fund, kur ishte 18-19 vjeç u bë pjesë e ekipit të parë të Empolit.

Hyri me vrull në Serinë A, dhe spikati pikërisht në “tempullin” “San Siro” duke I shënuar gol Interit, destinit të tij të ardhshëm.

Klubi zikaltër nuk vonoi ta merrte dhe pagoi 15.7 milionë euro, më shumë sesa vlerësimi virtual në tregun e futbollit që ishte 12 milionë.

Me zikaltërit luajti 99 ndeshje, shënoi 4 gola e shërbeu 5 asistë, por dihet se nuk u bë kurrë lojtar titullar.

Kjo, edhe pse trajneri I ri Kristian Kivu e aktivizoi si titullar në të katër ndeshjet e Kupës së Botës për Klubet.

Betis u refuzua, me Bolonjën nuk pati dakordësi, ndërsa akordi I Interit me Torinon është për huazim njëvjeçar kundrejt pagesës 1.5 milionë euro, dhe pagimit të 11.5 milionë eurove të tjera verën e ardhshme.

Ka zëra se shuma e transferimit mund të arrijë në 15 milionë euro, ndërsa rroga e Asllanit besohet se shkon deri në 2 milionë euro në sezon.

Ai ka kontratë 1-vjeçare, me mundësi rinovimi për tre sezone të tjera. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!