Klubi i Milanit vazhdon të kërkojë përforcime në repartin e mesfushës, pasi këtë sezon do të marrë pjesë dhe në Europa League. Objektivi kryesor i kuqezinjve është mesfushori në pronësi të Chelseas, Tiemoeu Bakayoko. Londinezët duket se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre për lojtari dhe kjo është arsyeja se pse drejtuesit e Milanit janë të vendosur për të vazhduar tratativat për rikthimin e tij në Milano.
Sipas raportimit të “Tuttosport”, francezi e ka patur gjithmonë në zemër Milanin dhe gjithashtu tifozët kërkojnë ta shikojnë sërish në “San Siro” atë. Kujtojmë që 26 vjeçari është në kontratë me Chelsean dhe tashmë ai është rikthyer sërish në “Stamford Bridge” pas huazimit tek Monaco në Francë.
Me shumë mundësi për të nuk ka vend në formacionin e Lampard, por sidoqoftë blutë e Londrës nuk heqin dorë pa 40 milionë euro për shërbimet e Bakayokos. Mbetet për tu parë vendosmëria e Milanit në këtë operacion si dhe nëse do t’i bindë drejtuesit e Chelseas për ta transferuar mesfushorin për më pak para se sa ata kërkojnë. /abcnews.al


