Dashuri me dëgjim të parë… Padyshim kështu mund të themi për lidhjen mes çiftit Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha. Këngëtarja dhe kantautori i njohur janë në një lidhje prej disa kohësh dhe në një intervistë për ABC News treguan se si lindi dashuria mes tyre.
“Unë kam qenë fans qysh kur ajo ka dalë me Billie Jean në “The Voice” kështu që ajo ka qenë kënga e parë. Ka qenë diçka që ndodhi para një viti e gjysmë, dhe e kemi ujit këtë lule që lindi. Sikur ishte hera e parë që po u njihnim me seksin tjetër”, tha Vitmari.
Ndërkohë, Marsela u shpreh: “do luanim bashkë diku, por nga një kafe pastaj lindi muhabeti”.
Për sa i përket kurorëzimit të dashurisë së tyre, Marsela sqaroi se çifti nuk është martuar ende dhe as nuk kanë bërë plane për një martesë.
“Na kanë martuar, por nuk jemi martuar akoma edhe s’kemi as organizuar plane në të vërtetë. Sot janë bërë gjërat e vështira. Sot shkohet bashkëjetohet, pastaj organizohen gjërat e mëdha”, tha Marsela.
Para pak kohësh, Vitmar Basha publikoi albumin e tij më të ri të quajtur “9”. Kantautori tregoi se inspirimi dhe bërja e atij albumi ka qenë Marsela Çibukaj.
“Marsela thotë pse i mban gjithë këto këngë edhe i lë t’i zërë pluhuri. Ka dashur 9 muaj. Quhet 9 sepse ka 9 këngë të reja. Marsela Çibukaj është inspirimi dhe përseja e bërjes së atij albumit”, tha Vitmari.
Ndërkohë nga ana tjetër Marsela rrëfeu se “Unë isha mësuar vetëm, që ia dedikoja këngët vetes. Jam shumë e lumtur. Pak dashuri në jetën e secilit prej nesh është diçka e shëndetshme dhe që duhet, na frymëzon të gjithëve. Jam e lumtur që prania ime e ka frymëzuar Vitmarin në tekst dhe në melodi. Vitmari e ka frymëzimin brenda tij, jo sepse është personi që unë dua, por në të vërtetë kam dashur artin e tij qysh kur e kam dëgjuar dhe bën pak kompromise për t’u adaptuar me tregun. E ruan të pastër atë dashuri për muzikën”./abcnews.al