DASH, dush Athinës për “Belerin”, Minxhozi: Do ishte vetëvrasje për Amerikën, Greqia të tërhiqet

schedule17:46 - 13 Shtator, 2023

schedule 17:46 - 13 Shtator, 2023

Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në studion e “Newsline” foli edhe në lidhje me deklaratën e DASH, e cila i bëri një dush të ftohtë Athinës, duke thënë se për çështjen “Beleri” duhet të merret vetëm drejtësia shqiptare.

Kjo deklaratë sipas tij do të shërbejë për të normalizimin e gjendjes dhe do të ndikojë në ndryshimin e qëndrimit nga Athina.

“Natyrisht që do të shërbejë. Pak ditë më parë ka qenë BE, e cila ka shprehur mungesën e vullnetit për të ndërhyrë në sistemin shqiptare të drejtësisë dhe e ka lënë çështjen jashtë politikës.

Ndërkohë qëndrimi i fundit amerikan, rikonfirmon faktin se SHBA përtej çështjes “Beleri”, ka një specifikë, SHBA janë sponsorët kryesore të reformës në drejtësi  në Shqipëri, do të ishte një vetëvrasje e vogël për ata nëse do të kërkonin diçka të tillë.

Do t’i prishnin shumë imazhin drejtësisë së re, e cila së fundmi është marrë më çështjen në fjalë.

Ky është edhe një vlerësim indirekt për drejtësinë tonë të re, që nuk po heton vetëm Belerin, por edhe një sërë zyrtarësh të rëndësishëm” tha Minxhozi.

Në lidhje me mundësinë që Athinë të “fusë duart” në censin që do të bëhet në Shqipëri, Minxhozi tha se një gjë e tillë teorikisht ekziston, por u shpreh se beson se ky proces do të vijojë normalisht.

Në momentin që etnia është një komponent i lënë në vullnetin e tyre që regjistrohen, teorikisht ekziston një mundësi e tillë.

Siç e thashë, feja dhe etnia në Ballkan janë armë të vjetra dhe të reja.

Nëse t’i konfirmon që në territorin e fqinjit tënd ke një popullsi e cila rrjedh nga ty si shtet dhe kjo popullsi të jetë sa më i madh të jetë i mundur, ky faktor në një përplasje mes shteteve mund të përdorej për presion.

Unë kam bindjen që ky proces do të vijojë normalisht” shtoi ai.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!