Darzezë, ujrat e Vjosës ende në tokat bujqësore, pa kullota deri në mars

schedule14:32 - 13 Dhjetor, 2017

schedule 14:32 - 13 Dhjetor, 2017

Duhet të paktën dhe dy javë që uji i Vjosës të largohet nga tokat e fermerëve të Darëzezës dhe Povelcës. Për këtë arsye kanë mbetur pa ushqim tufa të tëra me bagëti.

Në Darëzëzë dhe Povelcë shumë ha tokë janë ende nën ujë. Për këtë shkak pa ushqim janë tufa të tëra me bagëti .

Uji po tërhiqet mesatarisht 3 centimetra në ditë çka do të thotë se do të duhen edhe të paktën dy javë deri në largimin e plotë të tij.

Nga ana tjetër kjo situatë përbën rrezik për shëndetin e banorëve për shkak të ndotjes nga kafshët që kanë mbetur nën ujë pas përmbytjeve të Vjosës.

Fermerët po kërkojnë me tepër furnizime me bazë ushqimore dhe medikamente për kafshët. Ndihmat në këto zona po shpërndahen nga ushtria nën kujdesin e bashkisë, por ato duken të pamjaftueshme për të ushyqer rregullisht tufat me bagëti.

Nderkohe fermere të zonës së Fakullës iu drejtuan bashkisë së Fierit për të kërkuar verifikimin e dëmeve nga përmbytjet. Në Frakull vërshimi i Vjosës 2 javë me parë ka dëmtuar qindra ha me sera. Banorët pretendojnë se asnjë grup verifikimi nuk ka mbërritur në zonë për të bërë vlerësimin e dëmeve. Një përfaqësi e tyre u prit nga zyrtarë të bashkisë ku u është premtuar se verifikimi i dëmeve./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!