Dalja nga kriza, Kumbaro: Dialog, ose krijohet opozitë e re

schedule17:43 - 5 Mars, 2019

schedule 17:43 - 5 Mars, 2019

Deputetja e PS-së Mirela Kumbaro për “Abc news” ka folur për betimin e 4 deputetëve të rinj në Kuvend, si dhe i ka bërë thirrje opozitës për dialog ose sipas saj lind mundësia për krijimin e opozitës së re.

E pyetur se si mund të dilet nga ky ngërç politik, ajo u shpreh se ndoshta është mundësia të krijohet një grup i ri politik, nga kandidatët që po shkojnë në KQZ për të pranuar mandatin e deputetit.

“Ndoshta një histori e re po lind dhe mund të themi se çdo grupim i ri politik ka të drejtë të jetë në Kuvend. Për të gjithë ka pasur një fillim dhe një seleksionim. Ne kemi detyrë se kur krijohen vakanca në Parlament, lista vijon me kandidatët e tjerë”.

Duke folur për betimin e 4 deputetëve të rinj nga radhët e LSI-së sot në Kuvend, Kumbaro tha:

“Të ndajmë një gjë se po thoni se opozita nuk ka pranuar mandate dhe ka refuzuar mandate. Mandati është individual dhe nuk ka mandat politik. Mandatin ta japin zgjedhësit e qarkut. Individët nuk e japin dhe marrin mandatin në emër të partisë. Kanë të drejtën se në moment që krijohet vakanca në Kuvend kanë të drejtë të marrin mandatin e radhës. Nuk është hera e parë që krijohen vakanca dhe vijnë kandidatë nga lista e partisë përkatëse. E kemi treguar në këto 6 vite  se kjo forcë politike është në qeverisje dhe kemi bërë të gjitha hapat për të qenë në komunikim me opozitës. Ne të parët jemi të interesuar për të pasur një opozitë. Opozita është adrenalinë dhe është një goditje”.

Ndërsa duke komentuar kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme, Kumbaro tha se nuk u është kërkuar votëbesim nga Rama.

“Nuk kemi asnjë arsye aktualisht që të flasim për zgjedhje të parakohshme dhe nuk ka kërkuar një votëbesim Kryeministri. Nuk kemi krizë institucionale, kushtetuese por kemi vetëm krizë të provokuar nga opozita. Opozita duket si fëmijë që tund këmbët tek dera e dua dhe pik”.

E u pyet për ulejn në tavolinë të partive nga Presidenti Meta, Kombaro tha se:

“Unë nuk mund të flas nuk flas as në emër të Presidentit dhe as në emër të opozitës. Vlerësoj shumë pozitivisht sinjalet që jep Presidenti dhe ekspozetë të opozitës, për dialog dhe jo për pazar”.

Ndërsa akuzën e opozitës se mazhoranca është arrogante, e ka cilësuar si një problem emocional.

“Futemi në një diskutim etik-emotiv. Subjektivizmi është i gjerë sa oqean. Nëse është vetëm kjo problematikë do të thorë se nuk kemi asnjë problem institucional dhe asnjë problem kushtetues, por kemi vetëm një problem emocional”.

Si i përket faktorit ndërkombëtar, ajo tha se ai është kundër ‘kamikazit” që krijoi opozita.

“Unë mendoj se përgjegjësinë më të madhe në raport me ndërkombëtarët e ka forca politike që është në pushtet. Shumë qartazi janë shprehur SHBA dhe të gjitha kancelaritë evropiane, janë shprehur kundër këtij kamikazi që po krijon opozita. Nuk mund të ulemi dhe të bëjmë pazar në tryezë. Ne po themi dialog dhe jo pazar”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!