Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Dalja e lumit Vjosa, Bishani ‘nën ujë’/ Banorët: Situata shumë e keqe, jemi të mbytur në çdo kohë

schedule11:40 - 9 Janar, 2026

schedule 11:40 - 9 Janar, 2026

Bishani është fshati më i prekur nga dalja e Vjosës nga shtrati. Çarja e argjinaturës bëri që mbi 20 familjeve t’u hyjë uji në banesa, ndërkohë që me dhjetëra hektarë tokë bujqësore ndodhen nën ujë.

“Situata shumë e keqe. Tokat janë nën ujë”, u shpreh një qytetar. Probleme thonë banorët ka në tre fshatra.

Nënkalimi i Bishanit është i përmbytur, çka ka bërë që qarkullimi të realizohet vetëm me mjetet e ushtrisë.



Banorët thonë se një situatë të tillë përmbytjeje nuk e kanë parë asnjëherë më parë dhe se dëmet janë të konsiderueshme.

Ata kërkojnë nga pushteti që të evidentojë dëmet për dëmshpërblim. Ndërkohë, disa persona nuk kanë pranuar të evakuohen nga banesat e tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!