Dalin pamjet, shkencëtarët në Wuhan po studionin një koronavirus të ri tek lakuriqët e natës në 2018

schedule20:40 - 29 Prill, 2020

schedule 20:40 - 29 Prill, 2020

Disa pamje arkivi të filmuara nga media shtetërore në Kinë tregon shkencëtarë nga në një laborator në Wuhan duke studiuar ” një koronavirus të ri të gjetur tek lakuriqët e natës”, dy vite më parë.

Videoja në fjalë, e cila ishte publikuar në transmetuesin shtetëror CCTV në 2018, është bërë shkak për një numër të madh reagimesh pasi u ripostua së fundmi në internet.

Shi Zhengli, një studiues kryesor nga instituti, u tha gazetarëve se patogjeni i paraqitur në pamje ishte i ndryshëm nga ai i koronavirusit që ka shkaktuar pandeminë. Pamjet e  CCTV u filmuan në Institutin e Virologjisë Ëuhan, që është në varësi të Akademisë së Shkencave Kineze.

Ky Institut mban më shumë se 1.500 lloj virusesh vdekjeprurëse dhe është bërë qendra e polemikave në mes të pandemisë. Ekzistojnë teori sipas të cilave koronavirusi aktual ka dalë nga ky institucion, i cili ka laboratorin e vetëm të Kinës me nivelin më të lartë të bio-sigurisë, P4.

SHBA-të ka nisur një hetim zyrtar për të zbuluar nëse koronavirusi u kaloi njerëzve për herë të parë aksidentalisht gjatë eksperimenteve me lakuriqët në laborator. /abcnews.al/