Dalin detaje të reja, misteri i “vizitorit” dhe si infektoi 2 mjekët e Sanatoriumit

schedule13:44 - 15 Mars, 2020

schedule 13:44 - 15 Mars, 2020

Të dhëna të reja kanë dalë mbi infektimin e 2 personave të personelit mjekësor në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Burime për ABC News kanë bërë me dije se, një i sëmurë nga Lushnja i shtruar në Sanatorium për shqetësime të tjera, të palidhura me koronavirusin, u vizitua para disa ditësh nga një i afërm i ardhur nga Italia.

Me sa duket dyshohet se i afërmi i të sëmurit ka qenë i infektuar nga Koronavirusi, për pasojë ka infektuar edhe pacientin që ndodhej i shtruar.

Personeli mjekësor i spitalit “Shefqet Ndroqi” që i kanë shërbyer pacientit, dyshohet se i janë nënshtruar testit për Covid-19, pasi është mësuar se pacienti i shtruar, është vizituar nga i afërmi i ardhur nga Italia.

Ndërkohë është e paqartë situata e të afërmit “vizitor”, nuk dihet se ku ndodhet, dhe se sa persona të tjerë mund të ketë kontaktuar pas ardhjes nga Italia.

Ndërkohë pacienti që ishte i shtruar në Sanatorium është transferuar në spitalin e infektivit në Tiranë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!