15-vjeçari i cili u plagos të hënën nga një skaf në plazhin e “Grias to Pidima” në Andros , kishte dalë për snorkeling, ( për gjueti peshku me pushkë ujore)/
Sipas hetimeve të Rojës Bregdetare, i riu kishte marrë të gjitha masat e parashikuara të sigurisë, si mbajtja e bojës, gjatë peshkimit me shtizë.
Drejtuesi 33-vjeçar i skafit dhe dy miqtë e tij që ndodheshin në skaf pohuan se nuk e panë të riun, por dëgjuan përplasjen.
Më pas 15-vjeçari ka dalë në sipërfaqe dhe ka kërkuar ndihmë. Drejtuesi i skafit i ka dhënë ndihmën e parë dhe më pas e ka çuar në breg.
15-vjeçari u dërgua me helikopter nga Androsi në Elefsinë. Një autoambulancë e ka dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Atikës ku i është nënshtruar një operacioni në dorën e majtë. Siç tha nëna e të riut në portin e Andros, operacioni i parë shkoi mirë, por do të vijojnë të tjera. I riu ka pësuar një të nxirë në krahun e majtë, ndërsa nuk është në rrezik për jetën.
Nga hetimet paraprake, oficerët e portit i kanë kryer testin e alkoholit drejtuesi 33-vjeçar të skafit dhe përqindja e alkoolit të konstatuar ka qenë mbi kufirin e përcaktuar. Autoritetet po hetojnë se sa larg lëvizte skafi nga toka. Sipas legjislacionit, ai duhet të lëvizë në 200 metra .
Kujtojmë se pak ditë më parë një aksident i njëjtë ndodhi në bregdetin shqiptar. Fatkeqësisht 7-vjeçarja që u godit nga skafi në Himarë, nuk mundi të mbijetonte për shkak se helikat e skafit që drejtohej nga një polic, e dëmtuam rëndë dhe humbi jetën.
/abcnews.al/