Daku gati për Serie A, skuadra italiane vihet pas “bomberit” nga Gjilani

schedule16:16 - 9 Korrik, 2024

schedule 16:16 - 9 Korrik, 2024

Mund të jetë thjesht çështje orësh para se të kalojë edhe ai në Itali.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave ruse, “bomberi” i Kombëtares shqiptare dhe Rubin Kazan, Mirlind Daku është shuëm pranë kalimit në Serie A, aty ku skuadra e Cagliari e kërkon me ngulm sulmuesin “shtatlart”, nga Gjilani dhe thuhet se kanë bërë ofertën e parë për të, pavarësisht se shumë nuk bëhet me dije.

Në ditet e ardhshme pritet që Rubin Kazan të marrë vendimin për të pranuar ose jo ofertën për Dakun, ofertë që pritet të jetë më e madhe, se 1.2 milionë eurot e paguar nga Rubin Kazan për kartonin e 26-vjeçarit, me këtë të fundit që është shumë pranë hapit të madh në karrierë.

Ndërkaq, kujtojmë se Daku zhvilloi vetëm një sezon të plotë në Rusi, me skuadrën e Rubin Kazan, që siç thamë pagoi 1.2 milionë euro, te skuadra e Osijek për “bomberin” nga Gjilani, i cili në 33 ndeshjet e regjistruara për skuadrën e tij këtë sezon shënoi 10 gola e “dhuroi” 4 të tjerë. /i.m /abcnews.al