Daja: Ka një sekret pse mbrojtja është super, sot dua të veçoj Koten

schedule16:11 - 25 Nëntor, 2020

schedule 16:11 - 25 Nëntor, 2020

Partizani fitoi 0-3 në Fier përballë Apolonisë, fitore që gëzon Ilir Dajën. Trajneri i Partizanit, në prononcimin e dhënë për Supersport, ia kushton lojtarëve triumfin e sotëm.

Na vjen mirë që tre ndeshje i kemi luajtur në transfertë. Faza e mbrojtjes shkon mirë, sepse janë të gjithë lojtarë që sakrifikojnë. Fillimin e ndeshjes e bëri më mirë Apolonia, ne bëmë gjithçka mirë pas minutës së 25-të.

Krijuam shumë raste dhe më vjen mirë që po rritemi. Fitorja shkon për sakrificën e lojtarëve. Shpërndarja e golave është e mirë, por nëse do të kishim një qendërsulmues, do doja ta kishim një të tillë.

Objektivat e Partizanit, përtej merkatos së bllokuar, janë maksimale. Presion ka, jemi pjesë e një klubi që ka objektiva maksimale. Kishim më pak zgjedhje në mesfushë, pas dëmtimit të Brojës.

E veçoj Koten, bëri një ndeshje të mirë dhe i shkon shumë mirë manovrës. Bardhi ka nevojë për kohë. Jam i kënaqur me Malën, si ai dhe Bardhi po sakrifikojnë në pozicione të tjera.

Nuk e kemi si politikë largimin e lojtarëve, rrisnim konkurrencën brenda grupit. Lojtarët e rinj kanë një shans të mirë, pasi do luajnë në Superiore”, deklaron Daja. /abcnews.al