Daiu: Besa po vuan, Partizani në zemrën time! Kombëtarja? Dikur kishte individualitete

schedule16:30 - 9 Prill, 2020

schedule 16:30 - 9 Prill, 2020

Përparim Daiu, ish-futbollist dhe trajner, tashmë është shkëputur nga bota e sportit dhe është drejtori i Spitalit në Kavajë. “Jemi në një situatë të pazakontë, e përjetuar më parë. Jemi në krye të detyrës për t’i shërbyer bashkëqytetarëve dhe shqiptarë, në mënyrë që këtë periudhë ta kalojmë sa më shpejt dhe sa më qetë”, shprehet Daiu në emisionin “Fan Zone” në Supersport.

“Kavaja është e qetë në aspektin e shëndetësisë, por jo në aspektin sportiv. Besa, një ekip me traditë, ndodhet në kategori inferiore. Asnjë nuk e pranon këtë fakt. Arsyet janë më të shumta, por faktori kryesor është presidenca. Disa vite më parë ishte në vendet e sipërme, fitonte kupën. Këto vite ka rezultatet të dobëta dhe një stadium që ka degraduar. Nuk kam fjalë ta shpreh sa keq është stadiumi dhe infrastruktura në Kavajë”.

“Futbolli është pjesë e jetës. Është zgjedhje zemre, i kemi kushtuar një jetë të tërë që fëmijë. Deri para 5-6 vitesh ishte pjesë e futbollit. Ju falënderoj edhe ju, që na mbani afër futbollit”, u shpreh Daiu.

 

“E kaluara te Partizani? Është pjesë e jetës sime, e suksesit. Dikur ishte familje e madhe, ishim si vëllezër me njëri-tjetrin. Të përshëndetesh nga tifozët e Partizanit, që janë më të shumtit, nuk ka kënaqësi më të madhe. Kishim shumë personalitet, Sulejman Starova, Shpëtim Duro,Afrim Tole e të gjithë të tjerët. Janë shumë njerëz që ishim si një familje. U tregoj nipërve mbesave të mia për atë periudhë”.

“Kombëtarja? Fatkeqësia jonë ishte se ishim pjesë e tranzicionit, Kishte shumë lojtarë të mirë. Ishte Igli Tare, që sot është i suksesshëm si drejtor sportiv. Ishin Kola, Xhunga e Strakosha. Talenti ishte i jashtëzakonshëm, kurse kushtet jo. Ka ndryshim shumë të madh. Talenti ka qenë i madh kur luajtëm ne. Një Sulejman Demollari nuk e gjen sot. Nuk e kemi një krijues si Demollari, apo një shënues i Sokol Kushta. Kishte më shumë individë në kohën tonë”.

 

“Kapiten, trajner, apo drejtor spitali? Të gjitha gëzimet kanë veçantinë e vet. Të shënojë me 20 mijë tifozë ishte e veçantë. Ishin nga 20 mijë vetë në stadium.  Vinin 8 vetë nga Shkodra kur luanim me Vllazninë. Emocionet ishin të jashtëzakonshme, për më tepër kur shënoje. Atmosfera vazhdonte edhe më pas. Tifozët e Partizanit janë të mrekullueshëm, fantastikë. Sa i takon drejtimit në institucion, ka përgjegjësi dhe ndihesh mirë kur merr përgëzime.

“11 më të mirët kavajas? Edhe im atë ka luajtur, madje më i mirë se unë. Për mua ka veshur atë fanellë, të Besës, Partizanit, janë të respektuar. Në fushë ishim luftëtarë, që nuk hapnim rrugë, kurse jashtë ishim miq dhe jemi edhe sot. Nuk më takon ta caktoj atë formacion. Më mirë është të na vlerësojnë të tjerët. Kë do merrja si nëndrejtor? Do doja Shulkun, meqë ka eksperiencë në drejtim. Ta shihja një herë sa i suksesshëm do ishte”, u shpreh Daiu. /abcnews.al