Dafina Zeqiri konfirmon ndarjen nga DJ Geek, pas 1 vit lidhje

schedule17:28 - 24 Prill, 2020

schedule 17:28 - 24 Prill, 2020

Dafina Zeqiri i ka dhënë fund romancës me DJ Geek, pas më shumë se 1 viti. Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtarja, duke u shprehur se bashkë me DJ Geek nuk e gjetën gjuhën e përbashkët në jetë, ashtu si në punë.

“Ishte një lidhje shumë e shkurtër e që përfundoi shpejt. Mesa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike. Kështu vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja. Mendojmë ta mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm sepse ne jemi si familje. Kështu që u desh me i dhënë fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip që për ne është më e rëndësishme”, ka thënë këngëtarja.

Kujtojmë se Dafina me DJ Geek kanë bashkëpunuar në disa projekte, dhe kënga më e pëlqyer nga të dy për publikun mbetet “Alo”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!