Ministri i jashtëm serb Ivica Dacic perseriti se nuk do të ketë ndryshim të formatit të dialogut Prishtinë Beograd. Ai gjithashtu theksoi se nuk ishte ne dijeni që ish sekretarja amerikane e shtetit Kondolejsa Rajs është emëruar e dërguar speciale për Ballkanin
Duke folur për mediat serbe, ministri i jashtëm serb Ivica DAcic u shpreh se nuk do të ketë një format të ri të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Ai shtoi gjithashtu se nuk kishte asnjë informacion për faktin se ish sekretarja amerikane e shtetit Kondolesa Rajs do të emërohej e dërguar speciale në Ballkan.
Ai u shpreh se ishte takuar me Kondolesa Rajs 20 ditë më parë ashtu si dhe me John Kerry, dhe asnjeri prej tyre nuk i kishte konfirmuar një informacion të tillë dhe pse biseda kishte qenë shumë e lirshme. Dacic u përmendi gazetarëve se dialogu me Kosovëm ishte transferuar në Bruksel me propozim të presidentit të atëhershëm serb Boris Tadic dhe dhefes së politikave të jashtme të BE-së, katrin Eshton.
Dhe pse sipas Dacic, Uashingtoni nuk mund të jetë pjesë e këtij dialogu, diplomatrët amerikanë kanë qenë gjithnjë të pranishëm, në prapaskenë. Ministri i jashtëm serb deklaroi se Beogradi ka nevojë për Trump dhe Tillerson pasi administrata e vjetër amerikane nuk kërkon zgjidhje për të ligjërojë atë që ka bërë në të kaluarën në ballkan.
NDërsa për sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara, Dacic bëri të qartë se për sa kohë Rusia të mbështesë Serbinë, Kjo gjë nuk ka për të ndodhur kurrë. Dhe për sa i përket ambicieve të Prishtinës për njohje të reja, anëtarësim në Unesco si dhe përparim në integrim europian, Dacic përdor një shprehje ironike: Këto do të realizohen kur derrat të fluturojnë.
Duke theksuar se Serbia nuk do të ndërmarrë asnjë lloj lufte, aitha se problemi me pavarësinë e Kosovës nuk është zgjidhur dhe pse Beogradi po pret prlej 20 vjetësh, E sipas tij po të mos kishte pritur kaq shumë ky problem do të ishte zgjidhur. Madje nëse vendit do i kërkohej të zgjidhte mes kosovës dhe Bashkimit Europian, Dacic është i bindur që pa asnjë dyshim do të zgjidhej Kosova./abcnews.al