Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç ka folur në ditën e 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës duke theksuar se dhe pas gjithë kësaj kohe vendi është ende larg njohjes ndërkombëtare.
Urimeve për festën e pavarësisë së Kosovës i është bashkuar edhe ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç. Por, kësaj radhe siç ka thënë, me një notë nga Burundi, e cila ka arritur dy ditë më parë, e cila sipas Beogradit, ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Daçiç, në konferencë të jashtëzakonshme, tha se kjo tregon që asgjë nuk ka përfunduar.
Ivica Daçiç, Ministër i Jashtëm i Serbisë: Kanë kaluar dhjetë vjet dhe pavarësisht mbështetjes së fuqive të mëdha perëndimore, Kosova është ende larg njohjes ndërkombëtare. Kosova nuk është anëtare e OKB-së, OSBE-së apo Këshillit të Evropës, pra Kosova nuk është anëtare e organizatave më të rëndësishme.
Dacic tha se Serbia megjithatë është e gatshme të kthehet në Bruksel, por Kosovën si shtet nuk do ta pranoj kurrë.
Ivica Daçiç, Ministër i Jashtem i Serbisë: “Kanë kaluar pesë vjet që kur kam firmosur marrëveshjen e Brukselit me Hashim Thacin e Catherine Ashton, por ende nuk kemi asociacionin e komunave serbe. E dini që Serbia është për dialog, por pa marrëveshje me Kosovën kjo është e kotë.
Në Serbi janë paralajmëruar aktivitete të ndryshme ku do të flitet kundër pavarësisë së Kosovës./abcnews.al