Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Da Silva çështje, Vllaznia merkato në Zvicër e Estoni! Zhvillime te Kastrioti

schedule08:19 - 10 Gusht, 2021

schedule 08:19 - 10 Gusht, 2021

Lëvizje në Shkodër e në Krujë, te Vllaznia e Kastrioti. Në kampin kuqeblu ka një çështje dhe lidhet me brazilianin Victor Da Silva, i cili nuk është paraqitur në stërvitje dhe klubi mund të marrë masa ndëshkuese ndaj tij, sikurse shkruan “Panorama Sport”.

Sa i takon prurjeve, në stërvitje ka dalë Kristi Marku, ish-mbrojtësi i Teutës dhe Lushnjës në Superiore, i cili luan si qendër e majtë dhe në të majtë të prapavijës. Pas eksperiencave në Armeni me Pyunik dhe së fundmi në Estoni me Narva Trans, Marku po tenton të bindë shkodranët.

Risi tjetër ka qenë edhe mesfushori Albin Sadrijaj, 24 vjeç. Ai luan në qendër të këtij reparti, ku Vllaznia ka nevojë për lojtarë pas largimit të Markut dhe Kalezic. Tre sezonet e fundit Sadrijaj ka luajtur me Kriens në ligën e dytë në Zvicër. Më parë ka qenë edhe pjesë e Wohlen dhe Zurich.

Për të kaluar te Kastrioti, nën urdhrat e trajnerit Ramadan Ndreu është vënë Edon Hasann dhe Donald Mëllugja. Shkodrani pritej, pasi klubi krutan kishte njoftuar akordin me të prej kohësh.

Mesfushori tjetër ka spikatur me Bylisin dhe në janar kaloi te Partizani, por pa u mbyllur sezoni u largua dhe tani shfaqet te Kastrioti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!