Çupi pro ligjeve të qeverisë, replikon Koçiu: Nuk do zbatohet, e çojmë në gjykatë

schedule22:20 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 22:20 - 18 Dhjetor, 2019

Debati pro dhe kundër ligjit të medias është duke u zhvilluar mbrëmjen e sotme në “Byro Politike” nga gazetarët Bledian Koka e Mimoza Koçiu përballë deputetes Milva Ekonomi e analistit Frrok Çupi. Ndërsa Çupi u shpreh pro ndryshimeve ligjore, sepse sipas tij shpifja është kthyer në kolerë, ka reaguar Mimoza Koçiu, e cila e tha se ky ligj nuk është konsultuar me komunitetin e gazetarëve, ndaj nuk e pranojmë. Më tej ajo e pyeti Çupin, e indinjuar nëse ka dijeni për faktin se prej 7 vitesh Rama nuk lejon kamerat në aktivitete, por transmeton vetëm nga ERTV. Çupi u shpreh i habitur dhe tha se media nuk duhet te pranojë kaseta.

Më tej, Mimoza Koçiu si pjesë aktive e organizatave të gazetarëve tha se do të ndiqen të gjitha hapat që do pengojnë zbatimin e këtij ligji. Si fillim, u shpreh ajo, do i kërkojmë Presidentit të mos e dekretojë e më pas do e çojmë në Gjykatën Kushtetuese, madje do e çojmë deri në Strasburg. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!