Në 18 Prill qeveria ka njoftuar se do të hapet aeroporti i Kukësit, që do të mbajë emrin “Zayed-Flatrat e Veriut”. Kryeministri Edi Rama ka premtuar se fluturimi i parë do të bëhet nga Londra.
“Do t’i marr 120 demokratë që më shajnë nga Londra dhe do t’i ul në 25 prill të votojnë Lulin o s’ka” është shprehur Rama më pak kohë më parë.
Por si do të realizohet kjo në kushtet kur fluturimet nga Londra janë të ndaluar për shkak të koronavirusit? Mbrëmjen e sotme i ftuar në “Log.” Edi Rama tha se do të vijnë me politikë të personalizuar.
“Në 18 prill. Mos kini merak nuk ka gjë që nuk bëhet po i hyra unë, do të vijnë çunat nga Londra. Do të vijnë me politikë të personalizuar dhe do të zbresin në Kukës. Biletën do ta paguajë kompania” tha Rama./ db/ Abcnews.al