Çuçi pret ministren britanike për Evropën: Për çfarë diskutuam

schedule17:25 - 11 Tetor, 2021

schedule 17:25 - 11 Tetor, 2021

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, zhvilloi sot një takim me ministren për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar, Wendy Morton, e cila ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe rritja e kapaciteteve të kontrollit në pikat kufitare ishin ndër çështjet që u diskutuan mes tyre.

“Prita sot në një takim ministren për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar, Wendy Morton. Diskutuam për bashkëpunimin mes dy vendeve tona në luftën kundër krimit të organizuar, rritjen e kapaciteteve në pikat e kalimit kufitar dhe sidomos në portin e Durrësit, si dhe për programet me fokus parandalimin e të gjitha formave të paligjshmërisë. Prej vitesh Shqipëria dhe Britania e madhe kanë një bashkëpunim të mirë në fushën e sigurisë, kontrollit kufitar dhe goditjes së trafiqeve”, shprehet ministri Çuçi përmes një postimi në faqen e tij në Facebook. /abcnews.al/